Është padyshim një hit i padiskutueshëm i cili po vazhdon të dëgjohet ende.
Bëhet fjalë për super-hitin “Zemër” nga Dhurata Dora dhe Sool King të cilët bashkuan forcat vitin e kaluar për të sjell një këngë që u kthye në hit internacional, shkruan Indeksonline.
Kënga “Zemer” ka arritur shifra rekord klikimesh duke grumbulluar 400 milionë klikime në kanalin zyrtar në “Youtube” brenda 10 muajsh.
Këtij suksesi padyshim që më së shumti i gëzohen vet protagonistët. Ishte Dhurata ajo që ka ndarë këtë me adhuruesit në Instagram.
“400 milionë shikime brenda 10 muajsh. Faleminderit krejtve. Vera 2019”, ka shkruar Dhurata.
Ndërkohë, së fundi Dhurata ka sjellur një tjetër bashkëpounim të suksesshëm me reperin Azet “Lass Los”./Indeksonline/
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire