Lady Gaga dhe Ariana Grande janë bashkuar për të sjellur bashkëpunimin “Rain on me”, këngë e cila u prit mirë nga publiku.
Adhurues e projektit të ri të dy artisteve botërore duket se është edhe këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora.
29 vjeçarja ka publikuar këngën e dyshes në InstaStory duke komentuar këtë bashkëpunim si diçka që ajo kishte nevojë.
“Vërtet çfarë më nevojitej në jetën time”, ka shkruar ajo teksa shpërndau këngën e re të Lady Gaga dhe Ariana Grande.
Ndryshe, kënga e fundit e Ritës është “How to be lonely” që e lansoj pas një kohe të gjatë./Indeksonline/
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire