KQZ vendos përfundimisht ti mbaje zgjedhjet në Podujevë - Gjithqka 24h

Breaking

samedi 14 mars 2020

KQZ vendos përfundimisht ti mbaje zgjedhjet në Podujevë



Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka ka konfirmuar se nesër do të mbahen zgjedhjet në Podujevë, ndonëse në Kosovë janë paraqitur rastet e infektimit me covid-19.
“Pas situatës së krijuar për dy rastet e koronavirusit, në emër të KQZ-së kam komunikuar me institucionet relevante.
Meqenëse që nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë dhe Zyrën e Presidentit dhe përfaqësues të Qeverisë. IKSH-ja nuk na bërë ndonjë ndryshim të rekomandimeve, ne vazhdojmë sipas planit operacional. Nesër në çdo vendvotim do të ketë mjete sipas rekomandimit të Ministrisë së Shëndetësisë. Qytetarët mos të krijojnë tollovi”, ka thënë ajo.
Ndryshe, Indeksonline raportoi sot në mëngjes për nisjen e materialeve josenzitive për Podujevë.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire