Mes skandaleve dhe komenteve të shumta së fundi, Morena ka vendosur ta shfrytëzoj këtë si avantazh.
Madje nuk kanë thënë kot që “nuk ka marketing të keq”, e ish-Missi dhe këngëtarja e njohur ka paralajmëruar projekte të reja muzikore, shkruan Indeksonline.
Por, para kësaj, Morena ka befasuar adhuruesit e saj me një “Freestyle” e që është i pari për të.
Morena ka publikuar “Freestyle” në llogarinë e saj në Instagram teksa ka publikuar edhe tekstin e këngës.
Ajo nuk ka lënë pa thumbuar, teksa ka theksuar se çdo gjë që ka arritur sot e ka arritur vet.
Ndërkohë, projekte të reja nga Morena pritet të publikohen së shpejti./Indeksonline/
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire