Abdixhiku: Rrethi në Veternik është hapur për qarkullim - Gjithqka 24h

Breaking

samedi 14 mars 2020

Abdixhiku: Rrethi në Veternik është hapur për qarkullim



Ministri i Infrastrukturës dhe Ambientit, Lumir Abdixhiku ka njoftuar se qarkullimi në Veternik është hapur përfundimisht.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Abdixhiku ka falënderuar punëtorët dhe mbikëqyrësit e vend punishtes në Veternik, duke thënë se kjo gjendje nuk e humb mundin e tyre të jashtëzakonshëm.
Statusi i tij i plotë:
Përtej gjendjes së jashtëzakonshme, sot dua t’i falenderojë punëtorët dhe mbikëqyrësit e vendpunishtes në Veternik; të cilët për 30 ditët e shkuara bënë të pamundurën. Kjo gjendje e jashtëzakonshme nuk humb mundin e tyre të jashtëzakonshëm.
Është punuar ditën, është punuar vazhdimisht natën – edhe në shi; është punuar mirë, nga të gjithë. Qarkullimi në Veternik është hapur përfundimisht. Rruga e planifikuar të niste punimet në prill e të përfundonte dikur në verë, u hap dje; saktësisht një muaj pas vizitës e angazhimit tonë. Ekipi i ministrisë ka shkëlqyer. Dinamika e re në këtë projekt do të shërbejë si model e mesazh për secilën vendpunishte tjetër në Kosovë.
Pamjet nga punimet e vonshme përgjatë gjithë muajit të shkuar.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire