Kreatorja e njohur pejane hap shkollë rrobaqepësie - Gjithqka 24h

Breaking

mardi 4 février 2020

Kreatorja e njohur pejane hap shkollë rrobaqepësie



Kreatorja e njohur pejane, Zyrafete Shala, ka marrë akreditimin nga AKK-ja për hapjen e shkollimit profesional në rrobaqepësi.
Themeluesja e “Arnisa Fashion Group” do të fillojë së shpejti shkollimin profesional për të gjithë të të interesuarit në rrobaqepësi.
“Arnisa Fashion tani si institucion i akredituar nga Ministria e Arsimit përkatësisht AKK-ja, hap konkurs për trajnime në modelim dhe rrobaqepësi.
Të gjithë kandidatët do të pajisen me certifikata të njohura brenda dhe jashtë vendit. Për më shumë informata kontaktoni në Viber +383 49 557 817, Facebook ose Instagram”, thuhet në njoftim./Indeksonline/

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire