Genta Ismajli ka kohë që ka paralajmëruar bashkëpunimin me artistin e njohur turk, Eypio.
Këngëtarja e njohur kosovare, e cila ka një karrierë të gjatë në vendin tonë, tashmë po synon të depërtojë edhe përtej kufijve shqiptarë, shkruan Indeksonline.
Pas përfundimit të këngës, Genta ka nisur xhirimet e videoklipit, të cilat po bëhen në Stamboll.
Vetë Genta ka publikuar disa imazhe nga fillimi i xhirimeve, teksa ka treguar se për dukjen e saj po kujdeset grimerja e njohur, Sellma Kosumoviqi.
Ndërkohë, kujtojmë se Genta përveç angazhimeve profesionale, në Turqi ka gjetur edhe dashurinë, ajo prej kohësh ka konfirmuar lidhjen me biznesmenin turk, Hussein Usta./Indeksonline/
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire