Rama përgëzon Kurtin për heqjen e taksës: “Je në rrugën e duhur” - Gjithqka 24h

Breaking

dimanche 1 mars 2020

Rama përgëzon Kurtin për heqjen e taksës: “Je në rrugën e duhur”



Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka thënë se Ramush Haradinaj me paturpësi ka nisur baltosjen e Albin Kurtit, i cili mund të jetë gjithçka po kurrë nuk është shërbëtor i Serbisë.
Rama ka uruar Kurtin të mos ketë frikë prej sulmeve të ulëta për heqjen e taksës që shkatërroi reputacionin ndërkombëtar të Kosovës dhe viktimizoi Serbinë në sytë e botës.
“Kurrë nuk është dëgjuar një idiotësi më e madhe se sa predikimi që taksa do sjellë njohjen e Kosovës nga Serbia dhe asgjë s’i ka bërë më shumë dëm Kosovës, se sa ajo taksë e kthyer nga një thirrje për vëmendje ndaj shkeljeve të CEFTA-s nga Serbia, në një litar në fytin e Kosovës. Albin Kurti është në rrugën e duhur. Heqja e taksës do jetë dita e parë e tij si kryeministër në zyrë, jo më si lider opozite në zyrën e kryeministrit. Do t’i duhet të përballet me etiketën e “tradhëtarit” po ani, ajo etiketë i dallon udhëheqësit e paqes nga statujat e luftës”, ka shkruar ai në Twitter.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire