Rama flet për gjendjen shëndetësore të ushtarit të karantinuar: Nuk kemi asnjë të infektuar - Gjithqka 24h

Breaking

mercredi 18 mars 2020

Rama flet për gjendjen shëndetësore të ushtarit të karantinuar: Nuk kemi asnjë të infektuar



Komandanti i përgjithshëm i FSK-së, Rrahman Rama, ka treguar se asnjë ushtar i FSK-së nuk është prekur nga virusi Covid 19 por megjithatë tha se njëri prej tyre është në karantinë.
Sipas tij, pjesëtari i FSK-së është future në karantinë, pasi vëllai i tij u infektua me koronavirus
Por ai në një lidhje direkte sot bëri të ditur se nuk ka asnjë ushtar të prekur nga covid-19, shkruan IndeksOnline.
“Deri më tash nuk ka asnjë rast, të tjerët janë në gjendje të mirë.
Nuk ka ndonjë simptoomë, pjesëtari I izoluar.
Ata që janë kthy janë vë në karantinë. Përkujdesemi për ta, nuk kemi ndonjë shqetësim. Edhe pjesëtarët që janë jashtë kosovës janë në gjendje të mirë.
I gjithë personeli i FSK-së është në gjendje të mirë dhe në gatishmëri.
Për 1800 persona kemi hapësirë për t’i karantinuar dhe për t’I ushqyer, me kushtet aktuale që kemi”, ka thënë ai.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire