Ky është vendimi për largimin e Agim Veliut nga Qeveria Kurti - Gjithqka 24h

Breaking

mercredi 18 mars 2020

Ky është vendimi për largimin e Agim Veliut nga Qeveria Kurti



Situata e krijuar pas Coronavirus, ka shpërfaqur dhe njëherë dallimet që ekzistojnë mes dy partnerëve qeverisës, LDK-së dhe Vetëvendosjes.
E  kjo pastaj ka prodhuar dhe një situatë të re, kur ministrat japin deklarata të tjera, për dallim nga Qeveria.
E tillë u vlerësua edhe deklarata e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Agim Veliut, i cili më pas dhe u shkarkua, nga kryeministri Albin Kurti. Qeveria Kurti thotë se Veliu me deklarimet e tij ka përhapur panik te qytetarët, dhe ka minuar punën e qeverisë  pjesë  e të  cilit ishte edhe vet Veliu.
Vendimin e posedon IndeksOnline dhe në të thuhet  se ai hyn në fuqi menjëherë,. Ndërsa kreu i LDK-së Isa Mustafa, nuk e ka pranuar shkarkimin e tij duke thënë se Kurti paraprakisht nuk ishte konsultuar me të, raporton IndeksOnline.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire