Ramush Haradinaj përmes një postimi i ka reaguar kryeministrit të Shqipërisë Edi Ramës.
Ai tha që është i kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje, shkruan Indeksonline.
“E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh, tha Haradinaj.
Postimi i plotë:
I kuptueshëm frustrimi i Edi Ramës ndaj meje. E di që nuk ma fal dot që ia prisha planin serbomadh.
Edi Rama pas kthimit nga Moska, vepron pa humbur kohë në zbatimin e këshillave të Lavrovit.
Uroj që Kryeministri Kurti të vazhdojë rrugën time të bllokimit të shtegut të Edi Ramës e të tjerëve për copëtimin e Kosovës dhe fuqizimin e Serbisë e Rusisë në rajonin tonë, duke mbajtur taksën deri në kontratën finale për njohje. Të tjerat janë tashmë histori./Indeksonline/
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire