Gjendja e pacientëve me COVID-19 është stabile Numri i të prekurve me virusin - Gjithqka 24h

Breaking

samedi 21 mars 2020

Gjendja e pacientëve me COVID-19 është stabile Numri i të prekurve me virusin



Numri i të prekurve me virusin COVID-19 ka shkuar në 24, ku 14 prej tyre janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive në Prishtinë, e gjendja shëndetësore e tyre është stabile.
Ndërsa, 10 persona të diagnostikuar me virusin COVID-19 janë duke e marrë trajtimin në vetizolim në shtëpitë e tyre.
Doktori Shemsedin Dreshaj, ka bërë të ditur se gjendja shëndetësore e pacientëve që janë duke u trajtuar në Klinikën Infektive është stabile.
“Gjendja është stabile. 14 të dokumentuar, të gjithë janë në gjendje stabile. Aktualisht asnjë pacient nuk ka nevojë për respiratorë”, tha ai.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire