Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Agim Veliu në një prononcim për IndeksOnline ka komentuar vendimin e kryeministrit Albin Kurti për ta shkarkuar atë nga pozita e ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike.
“Në pamundësi për të marr vendime të mëdha për Kosovën, ai është totalisht i dëshpëruar dhe e ka humbur rrugën dhe nuk din së cfarë është duke bërë. Ai me këtë vendim I cili nuk qon shumë peshë vetëm po e komplikon situatën”, ka deklaruar Veliu.
Veliu ka thënë se njoftimin e ka marrë përmes mediave për shkarkim nga detyra.
“Unë njofrimin e kam marrë pemes mediave për shkarkim. Kam bisedu me kryetarin Isa Mustafa dhe ai me ka thënë se nuk është në dijeni për këtë veprim të kryeministrit I cili është I papranueshëm”, ka thënë Verliu për IndeksOnline.
Ai ka thënë se LDK pritet të mblidhet për të marr vendime përklitazi me situatën e krijuar.
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire