Jo rrallë herë refuzojmë kontrollat mjekësore, duke preferuar metodat popullore të shërimit për sëmundje të ndryshme.
Kështu, së fundmi një doktoreshë ka paralajmëruar gratë që vendosin ‘hudhër’ në vaginen e tyre, duke theksuar faktin se ato mund të jetë vdekjeprurëse, transmeton Indeksonline.
Kjo metodë zakonisht praktikohet për të shëruar infeksionet e ndryshme urinare.
Sipas doktoreshes, Jennifer Gunter disa gra vendosin hudhra në vaginën e tyre pasi që refuzojnë të kryejnë një vizitë tek gjinekologu.
Sipas saj, është plotësisht e gabueshme zëvendësimi i medikamenteve të duhura me hudhër.
Por, gjinekologja Gunter paralajmëroi ndjekësit e saj në Tëitter se vagina është mjedisi “perfekt” për rritjen e baktereve të botulizmit, duke bërë thirrë që mos të praktikohet një metodë e tillë.
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire