Njohja nga Xhamajka, vjen reagimi i presidencës - Gjithqka 24h

Breaking

vendredi 21 février 2020

Njohja nga Xhamajka, vjen reagimi i presidencës



Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës është deklaruar për IndeksOnline në lidhje me njohjen nga shtetit i Xhamajkës, ani pse nga ky vend thonë se ende nuk ka njohje.
Sipas përgjigjes që vjen nga zyra e presidentit thuhet se mbrëmë zyrtarisht Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, ka njoftuar për njohjen nga shteti i Xhamajkës.
Madje sipas zyrës së presidentit, të njëjtin njoftim, ambasadorja e ka dërguar edhe në Zyrën e Kryeministrit dhe të Ministrit të Punëve të Jashtme.
“Zyra e Presidentit të Republikës së Kosovës është njoftuar mbrëmë zyrtarisht nga Ambasadorja e Kosovës në Uashington, Vlora Çitaku, për njohjen nga shteti i Xhamajkës. Të njëjtin njoftim, ambasadorja e ka dërguar edhe në Zyrën e Kryeministrit dhe të Ministrit të Punëve të Jashtme. Presidenti këtë njoftim e ka bërë publik përmes profilit të tij në Twitter. Për informacione tjera, luteni t’i drejtoheni Ministrisë së Punëve të Jashtme”, thuhet për IndeksOnline në përgjigjen e Zyrës së Informimit të Presidencës

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire