Që nga shtatori i viti të kaluar Blero dhe Afrona janë çift i martuar. Por, para se kjo të ndodhet ata ishin të lidhur për shumë vjet.
Këngëtari i njohur, në një postim në llogarinë e tij në Instagram ka sjellë një fotografi ku shihet përkrah Afronës, në të cilën ka treguar se kjo ishe fotografi e tyre e parë, e realizuar para 6 vjetësh.
Sipër imazhit të postuar, Blero ka uruar partneren e tij të jetës, për 6- vjetorin e lidhjes, duke bërë edhe një dedikim dashurie.
“Fotoja jonë e parë bashkë sot 6 vjet më parë. Urime 6- vjetori gruaja jem. Nga ajo ditë jam njeri ma i lumtur në botë. Ti je gjysma ma e bukur e imja, ti je shembulli i një njeri shpirtpaqe dhe përplot dashuri. Jam i bekuar me ty. Te dua gruaja ime dhe jam krenar me ty çdo ditë. Shpresoj te plakemi bashke”, ka shkruar Blero.
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire