Kurti ka afat deri me 4 shkurt për ta bërë Qeverinë - Gjithqka 24h

Breaking

lundi 20 janvier 2020

Kurti ka afat deri me 4 shkurt për ta bërë Qeverinë



Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, i mandatuar për ta formuar Qeverinë e re të Republikës së Kosovës, ka 15 ditë kohë për të lidhur koalicion me subjektet politike në mënyrë që t’i sigurojë votat e mjaftueshme, në të kundërtën humb të drejtën për ta bërë qeverinë.
Data 4 shkurt është e fundit për Kurtin që ai të paraqes qeverinë për votim në Kuvend, transmeton IndeksOnline.
Presidenti i Republikës, pas kësaj date mund ta mandatojë dikë tjetër për ta formuar qeverinë e re.
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës i kanë ngrirë raportet që nga java e kaluar.
Ndryshe nga herët e kaluara kur dy liderët e dy subjekteve që kanë dalë të parat në zgjedhje, takoheshin shpesh për të bërë marrëveshje bashkëqeverisëse, tani komunikimi i tyre po bëhet vetëm me postë.
Akuzat e kundërakuzat e ashpra që po bëjnë zyrtarët e këtyre partive ndaj njëri tjetrit, lënë të kuptohet se marrëveshja VV-LDK është shumë larg.

Aucun commentaire:

Enregistrer un commentaire