Detaje se si ndodhi shpërthimi gjatë aksionit të antidrogës në Zhur
Sonte ka ndodhur një shpërthim në fshatin Zhur të Prizrenit gjatë një aksioni të antidrogës.
Si pasojë e kësaj ka mbetur i vdekur një pjesëtar i Policisë së Kosovës, Sami Thaçi dhe dy të tjerë të lënduar, si dhe një fëmijë.
Por si ndodhi e tërë ngjarja?
Një dëshmitar nga vendi i ngjarjes ka treguar për IndeksOnline se një person që dyshohet se është marrë me lëndë narkotike ka montuar një bombë në shtëpi të tij, me ç’rast fëmija i lënduar është pjestar i familjes së tij.
Ndërsa, Shaban Osmanollaj ka treguar se aksioni në të cilin ka humbur jetën Sami Thaqi ka qenë “operacioni [i Policisë së Kosovës] ka pasur të bëjë me parandalimin dhe zbulimin e narkotikëve”.
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire