Moderatorja Fatma Methasani dhe shefi i famshëm i kuzhinës Alfio Rrotani, janë bekuar pak minuta më parë me frytin e tyre të dashuri!
Djali, të cilin e kanë quajtur Noah ka ardhur në jetë dhe gëzon shëndet të plotë bashkë me mami Fatmën.
Por, ka qenë i pari Alfio, ai që ka ndarë lajmin emocionues me të gjithë duke postuar në profilin e tij zyrtar në Instagram foton me birin e porsalindur dhe Fatmën.
Ai shkruan: “Sot mësova përfundimisht çfarë do të thotë të duash dhe të të duan, sot mësova përfundimisht çfarë është dashuria Sot jeta ime ndryshoi si kurrë më parë, sot erdhi tek ne NOAH dhe babi Alfio dhe mami Fatma janë njerëzit më të lumtur në botë dhe e duan shumë shumë shumë ”!
Aucun commentaire:
Enregistrer un commentaire